LSDM kundër shkarkimit të Kocevskit, Filipçe: Bëhet fjalë për partizim
LSDM kundër shkarkimit të Kocevskit, Filipçe: Bëhet fjalë për partizim

Paralajmërimet e Qeverisë për intervenime në pjesën e ndryshimit të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe iniciativën për ndryshimin e prokurorit publik, opozita I cilëson si tentim për partizim të sistemit. Kreu I LSDM-së, Venko Filipçe, thekson se kjo që po bën VMRO-DPMNE është sulm ndaj sistemit dhe partizim i ashpër. Ai thekson se nevojiten ndryshimet ligjore që dalin nga axhenta reformuese, dhe I fton të gjitha partitë që t’I mbështesin ato në kuvend.
“Vlerësoj se paralajmërimet e Qeverisë që të intervenohet në pjesën e ndryshimit të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, iniciativa për ndryshimin e Prokurorit Publik, absolutisht nuk është asnjë reformë, por tentim për partizim të sistemit…Qeveria tashmë bën konsultime për ligjin e ri të Këshillit Gjyqësor, dhe në këtë mënyrë vetë në vete bën sulm në sistem, duke i ndryshuar anëtarët e këshillit gjyqësor, që në këtë skenar do të ndryshoheshin sipas ligjit të vjetër. 9:38 Nevoja më e madhe e shtetit dhe qytetarëve është reforma në sistemin gjyqësor, ka një sërë ligjesh që duhet të miratohen dhe I ftoj të gjitha partitë ta bëjnë këtë në Kuvend, të shkojmë sipas udhërrëfyesit të axhendës reformuese, që të bëjmë reforma të vërteta në sistemin gjyqësor dhe jo partizim shtesë”, deklaroi Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së. /Alsat.mk