LSDM: Një mashtrim historik, me rritjen lineare qeveria po i vjedh pensionistët
LSDM: Një mashtrim historik, me rritjen lineare qeveria po i vjedh pensionistët
Pas vendimit për rritjen e pensioneve në mënyrë lineare, LSDM akuzon se kjo masë është mashtrim historik ku qeveria po vjedh nga pensionistët. Opozita thotë se pensionistët do të dëmtohen dy herë, një herë në shtator dhe një herë në mars.
Sipas tyre, vetëm 7.5% e numrit të përgjithshëm të pensionistëve do të marrin diçka, edhe atë, më pak sesa meritojnë. Shtojnë se nëse qeveria nuk do ta kishte ndryshuar ligjin, pensionet do të ishin rritur me 5 për qind. Ndaj këtyre pohimeve reagoi pushteti.
VMRO-ja përmes një deklarate me shkrim tha se gënjeshtra më e madhe në sistemin e pensioneve ndodhi gjatë kohës së LSDM-së, kur sipas kësaj partie mbi 270,000 pensionistë ishin thjeshtë statistika dhe u poshtëruan me rritje prej 59, 75 ose 120 denarë.
” Për pension prej 20,000 denarëve, rritja do të ishte 1,000 denarë, njësoj si tani me rritjen lineare. Por për pension prej 25,000 denarë, duhej të merrnin 1,250 denarë, me zgjidhjen e re ata marrin më pak, vetëm 1,000 denarë. Për pension prej 30,000 denarë, në vend se 1,500 denarë, ata do marrin më pak. Për pension prej 40,000 denarë, në vend se 2,000 denarë, ata marrin dyfishin më pak, vetëm 1,000, e kështu me radhë, andaj çdo pensionist humb nga pensioni i tij. Sipas llogaritjeve tona të sakta, 92.5% e pensionistëve, pra mbi 318,000 persona, dëmtohen nga kjo rritje lineare dhe do të marrin më pak sesa u takon me ligj”, tha Jovana Trençevska – deputete e LSDM-së./ Alsat.mk








