LSDM: Para zgjedhjeve lokale, Qeveria ushtron presion mbi kryetarët e komunave nga partia opozitare

LSDM: Para zgjedhjeve lokale, Qeveria ushtron presion mbi kryetarët e komunave nga partia opozitare

Para zgjedhjeve lokale, Qeveria ushtron presion mbi kryetarët e komunave nga partia opozitare- thonë nga LSDM. Ata shtojnë se të gjitha inspektimet e mundshme, sektorë të ndryshëm nën kontrollin e Ministrisë së Brendshme, inspektoratet dhe shumë institucione të tjera kanë pushtuar komunat e udhëhequra nga kryetarët e LSDM-së.

“Ky presion është selektiv dhe tendencioz, i drejtuar ekskluzivisht komunave ku kryetarët janë nga LSDM, ndërsa në komunat nën kontrollin e DPMNE-së nuk ka fare kontrolle. Natyrisht, qëllimi i Qeverisë është të frikësojë kryetarët aktual të komunave të LSDM-së para zgjedhjeve, të ushtrojë presion mbi ta dhe në fund të fundit të pengojë punën e tyre. Ky është shembull klasik i keqpërdorimit të institucioneve për qëllime partiake nga DPMNE”, tha Bogdanka Kuzeska– zëdhënëse e LSDM-së.

 

LEXO EDHE:

Back to top button