LSDM sot do të zgjedhë pasardhësin e Zaevit në postin e kryetarit

Zgjedhjet e jashtëzakonshme brendapartiake në LSDM në të cilat do të zgjidhet kryetari i ri i partisë do të mbahen sot, ndërsa votimi do të bëhet elektronik. Të gjithë anëtarët që kanë kartë anëtarësimi elektronik të LSDM-së do të mund të regjistrohen dhe votojnë në mënyrë aktive në këto zgjedhje të dyta brendapartiake.

Për kryetar të partisë garuan tre kandidatë, Dimitar Kovaçevski, i cili është zëvendësministër aktual i Financave dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Frosina Remenski, ish-deputete dhe ish-nënkryetar i LSDM-së dhe Jovan Despotovski, drejtor aktual i LSDM-së. Njëri prej tyre do të zërë vendin e presidentit aktual të LSDM-së, Zoran Zaev, i cili dha dorëheqje pas dështimit të partisë në zgjedhjet lokale. Zaev për herë të parë u zgjodh kryetar i LSDM-së në vitin 2013.

Zgjedhjet e menjëhershme brendapartiake pasojnë dorëheqjen e kryetarit të LSDM-së dhe kryeministrit në largim Zoran Zaev, e cila u deklarua në seancën e Bordit Qendror të partisë të mbajtur më 26 nëntor. Ai e shpalli dorëheqjen natën e 31 tetorit, si akt i përgjegjësisë politike pas humbjes së zgjedhjeve lokale, duke humbur si kryeqytetin ashtu edhe shumicën e komunave të Shkupit.

LEXO EDHE:

Back to top button