LSDM: VMRO-DPMNE-ja i ndërpreu negociatat me BE-në, ndërsa vendi po futet në qorrsokak

LSDM: VMRO-DPMNE-ja i ndërpreu negociatat me BE-në, ndërsa vendi po futet në qorrsokak

Për sjelljen e pushtetit aktual karshi integrimit evropian ka reaguar LSDM-ja. Sipas partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE-ja i ndërpreu negociatat me BE-në, ndërsa vendi po futet në qorrsokak. LSDM thotë se nga një vend me perspektivë, Mickoski vendosi ta mbyllë dhe izolojë vendin duke e shkatërruar shpresën se këtu do të jetohet mirë.

“Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë dhe as nuk kanë mandat t’i ndërpresin negociatat. Është edhe më e tmerrshme që Mickoski nuk ka plan, nuk ka strategji se si ky shtet do të zhvillohet. Mickoski e çon vendit në një rrezik të madh të bllokadave të ardhshme, i bilateralizon sërish kontestet të cilat ishin të zgjidhura dhe me qëllim e bllokon Maqedoninë thellë në baltën ballkanike. Për fat të keq së shpejti Shqipëria do të jetë perëndim për ne. Ndarja nga Shqipëria gjithashtu sjellë rreziqe të mëdha dhe ardhmëri të paqartë e të panjohur”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Sipas kësaj partie me vendimin e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së mund të pritet vetëm shpërngulje më e madhe, ngecje ekonomike dhe ngecje e tërësishme e zhvillimit të shtetit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button