LSDM: VMRO-DPMNE të heq dorë nga pengesat

LSDM-ja i bën thirrje VMRO-DPMNE-së të mbështesë regjistrimin. Socialdemokratët përshëndesin qëndrimin e kreut të opozitës, Hristijan Mickoski se nuk do të bëj thirrje për bojkot, por thonë se subjekti i tij duhet kyçet në proces me qëllim zbatimin e një procesi të besueshëm statistikor.


“Presim që të sundon logjika tek të gjithë dhe pas 19 vite Maqedonia e Veriut të bën regjistrim pa ndërhyrje politike dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Çdo subjekt politik dhe çdo qytetarë e ka për detyrë para shtetit t’i mbështes institucionet për të fituar të dhënat mbi popullsinë dhe amvisëritë. Kjo është e mundur vetëm përmes realizimit të regjistrimit në përputhje me standardet’ deklaroi Bogdanka Kuzeska, Zëdhënëse e LSDM-së.

Ndërkohë opozita kërkon që pushtetit të heq dorë nga ligji i cili sipas tyre falsifikon regjistrimin. Partia e Mickoskit nuk heq dorë nga grumbullimi i nënshkrimeve, madje paralajmëron edhe kyçje të diasporës në këtë proces.

VMRO-DPMNE
“Zoran Zaev dhe pushtetit të heqin dorë nga regjistrimi i dhunshëm i popullsisë i cili do të jetë i falsifikuar, numrat e të cilit dihen paraprakisht pasi janë marrë vesh me partnerë të koalicionit. Të bëhet regjistrim elektronik të cilin do të mbështesim të gjithë. VMRO-DPMNE-ja do të nis më mbledhjen e nënshkrimeve për të abroguar ligjin. Nëse pushteti shkel mbi vullnetin e qytetarëve, do të bëjmë thirrje për nënshkrime masive të qytetarëve dhe të diasporës maqedonase”.

Thirrjet e pushtetit ndaj opozitës për të mbështetur procesin e regjistrimit vijnë një ditë pasi Presidenti dhe Kryeministri zhvilluan takim me krerët e të gjitha komunave në vend për t’i njohur nga afër me nevojën e ndihmës logjistike të pushtetit lokal ndaj Entit Shtetëror të Statistikave. Në takimin koordinues nuk kishte përfaqësues të opozitës, përveç krerëve të komunave me të cilat aktualisht udhëheq opozita. Regjistrimi i popullsisë do të realizohet nga 1-21 prill, ndërsa metodologjia e zbatimit akoma nuk është publikuar. Enti Statistikave paralajmëron se e njëjta do të jetë publike javën që vjen.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button