Luan Krasniqi uron nipin për fitoren me nokaut dhe mbrojtjen e titullit

Nipi i Luan Krasniqit, Ardian Kraniqi, ka marrë një fitore të madhe mbrëmë në meçin ndaj Diego Ramirezit. Ardiani fitoi me nokaut pas raundit të katërt, duke çuar rekordin e tij në 11 fitore nga 11 meçe.

Për këtë ngjarje, ai ka marrë urime nga xhaxhai i tij, Luani, i cili është një legjend i boksit shqiptaro-gjerman.

”Mbrëmje e shkëlqyer boksi në Sindelfingen. Meçe fantastike dhe një spektakël i mrekullueshëm! Gëzuar 11-vjetorin nipit tim, Win, në datën 11! Meçi + mbrojtja e titullit WBO Interconti! Bravo!”, ka shkruar Luan Krasniqi në Facebook./Gazeta Express/

LEXO EDHE:

Back to top button