Lufta në Gaza/ Kostoja e dëmeve vlerësohet 18.5 miliardë dollarë

Lufta në Gaza/ Kostoja e dëmeve vlerësohet 18.5 miliardë dollarë

Kostoja e dëmtimit të infrastrukturës kritike në Gaza vlerësohet në rreth 18.5 miliardë dollarë, sipas një raporti të publikuar të premten nga Banka Botërore dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Shuma është e barabartë me 97% të PBB-së së kombinuar të Bregut Perëndimor dhe Gazës nga viti 2022.

Vlerësimi u bazua në të dhënat e mbledhura midis tetorit 2023 dhe janarit 2024, duke theksuar se çdo sektor i ekonomisë ishte prekur, me më të goditurin strehimin, që përbënte 72% të kostove.

“Janë 26 milionë tonë mbeturina dhe rrënoja, një sasi që vlerësohet se duhen vite për t’u hequr”, thuhet në raport.

Raporti tha se 92% e rrugëve kryesore janë shkatërruar ose dëmtuar dhe se 75% e popullsisë është zhvendosur.

LEXO EDHE:

Back to top button