Lufta në Ukrainë, një mesazh për administratën e Biden

Lufta në Ukrainë, një mesazh për administratën e Biden

I rritur në Minesota, unë isha një fans i madh i N.H.L.(Liga Kombëtare e Hokejve)  dhe një fans i skuadrës së asaj kohe, North Stars, dhe sportisti im i preferuar Al Shaver, më dha mësimin më të madh të politikës dhe strategjisë ushtarake.

Ai i mbyllte shfaqjet e tij me një shprehje:  “Kur humbet, fol pak. Kur fiton, fol edhe më pak. Natën e mirë dhe ushtrohuni sa më shumë.”

Presidenti Biden dhe ekipi i tij do të bënin mirë të vinin në zbatim fjalët e Shaver.

Javën e kaluar, në Poloni, duke qëndruar pranë kufirit me Ukrainën, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Lloyd Austin tërhoqi vëmendjen time dhe sigurisht të Vladimir Putinit  kur deklaroi se qëllimi i Amerikës në Ukrainë nuk është vetëm të ndihmojë Ukrainën të rivendosë sovranitetin e saj, por gjithashtu është edhe dobësimi i Rusisë, raporton abcnews.al.

“Ne duhet të dobësojmë Rusinë deri në atë pikë sa nuk do të ketë më fuqinë për të vazhduar pushtimin e Ukrainës”, tha ai.

Më thoni se kjo deklaratë ishte rezultat i takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të udhëhequr nga presidenti, dhe se ata vendosën, pasi peshuan me kujdes të gjitha pasojat e rendit të dytë dhe të tretë, se është në interesin tonë dhe në fuqinë tonë që të degradojmë aq shumë ushtrinë ruse, saqë ajo nuk do të jetë në gjendje të fuqizohet së shpejti ose kurrë.

Mos kini dyshime: Unë shpresoj që kjo luftë do të përfundojë me  degradimin e ushtrisë ruse dhe largimin e Putinit nga pushteti. Por unë nuk do ta bëja kurrë këtë deklaratë nëse do të isha në krye të vendit.

Për shembull, pak kohë pas deklaratës së Austin, një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare tha, sipas CNN, se komentet e sekretarit pasqyronin qëllimet e SHBA-së. Të detyrosh Rusinë të tërhiqet nga Ukraina nuk është njësoj si të deklarosh se ne duam ta shohim atë të dobësuar.

LEXO EDHE:

Back to top button