Lufta në Ukrainë, rreth 42 mijë persona të zhdukur

Lufta në Ukrainë, rreth 42 mijë persona të zhdukur

Rreth 42.000 njerëz janë aktualisht të zhdukur në Ukrainë, tha një zyrtar i Ministrisë së Brendshme. Dmitro Bohatiuk, i cili udhëheq Departamentin e personave të zhdukur të kësaj ministrie, tha se shifra përfshin ushtarë dhe civilë. Ai tha se më herët llogariteshin mbi 51.000 të zhdukur, por se në këtë shifër u përfshinë edhe mijëra të burgosur të luftës. Bohatiuk tha se një sfidë tjetër për vendin është identifikimi i të vrarëve në fushëbetejë. Ai tha se Ministria e Mbrojtjes nuk merr mostra gjenetike të ushtarëve që i dërgon në terren. Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Mijëra njerëz janë vrarë në sulme, ndërsa miliona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Rreth një e pesta e Ukrainës është e pushtuar nga Rusia. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button