Luftanijet iraniane ankorohen në Brazil, reagojnë Izraeli dhe SHBA

Luftanijet iraniane ankorohen në Brazil, reagojnë Izraeli dhe SHBA

Dy luftanije iraniane gjatë kësaj jave janë parë në brigjet e Brazilit. Vendimi i këtij shteti për të lejuar ankorimin e tyre ka shkaktuar zemërimin e SHBA dhe Izraelit.

“Izraeli e cilëson ankorimin e anijeve luftarake iraniane në Brazil një zhvillim të rrezikshëm” shkroi në Twitter zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Ned Price tha se Uashingtoni po diskuton çështjen me partnerët brazilianë.

“Sigurisht nuk është rasti që qeveria, populli brazilian do të dëshironte të kishte lidhje me çdo gjë që do të ndihmonte një qeveri, një regjim që është përgjegjës për goditje brutale dhe shtypje të dhunshme kundër popullit të vet”, shtoi zyrtari amerikan.

njëra nga anijet u pa në det të hapur në zonën jugore të Rios ndërsa tjetra u ankorua në qendër të qytetit. Anijet IRIS Makran dhe IRIS Dena janë të autorizuara të qëndrojnë në Rio deri më 4 mars. Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së muajin e kaluar  i renditi  anijet në listën e sanksioneve./euronews.al/

 

LEXO EDHE:

Back to top button