Luftë civile në Sudan, SHBA gati ta evakuojë ambasadën e saj

Luftë civile në Sudan, SHBA gati ta evakuojë ambasadën e saj

Pentagoni ka urdhëruar zbarkimin e trupave dhe armatimeve shtesë në një bazë detare në bregdetin e Djiboutit. Kjo lëvizje vjen si përgatitje për një evakuim eventual të Ambasadës së SHBA në Sudan.

Zyrtarë nga administrata e Biden thanë se zbarkimet në kampin Lemonnier në Djibout janë të nevojshme për shkak të trazirave në Sudan ku ushtria e Sudanit po përplaset me një grup paramilitar.

Zyrtarët u shprehën në anonimitet ku thanë se SHBA është duke u bërë gati ta evakuojë ambasadën e saj. Planifikimet për këtë hap erdhën pasi u sulmua një konvoj i Ambasadës së SHBA në kryeqytetin Sudanez Khartoum gjatë të hënës.

Në një deklaratë të enjten Pentagon konfirmoi informacionet e dala për një hap të tillë por nuk dha detaje më shumë se kur do të ndërmerret një hap i tillë ose nëse do të ndërmerret.

Zëdhënësi i Këshillit Nacional të Sigurisë John Kirby tha se vendimi për tu bërë gati për evakuim erdhi nga Presidenti Joe Biden gjatë ditëve të fundit.

“Presidenti ka autorizuar ushtrinë që të pozicionet dhe të jetë në gjendje gatishmërie në mënyrë që personeli amerikan në SHBA të ketë opsione” shtoi mes tjerash Kirby gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Zyrtarët amerikanë thanë se janë të shqetësuar për situatën në Sudan dhe se ambasada e tyre atje ka si pjesë të stafit 70 persona.

LEXO EDHE:

Back to top button