Luftimet Armeni-Azerbejxhan, Bashkimi Evropian kërkon armëpushim urgjent

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell u ka bërë sot thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit t’i japin fund konfliktit ushtarak dhe t’i kthehen tavolinës së bisedimeve si zgjidhja e vetme e mundshme.

Borrell ka diskutuar sot me ministrat e këtyre dy vendeve, në të cilin ka theksuar rëndësinë e armëpushimit të menjëhershëm.

“Nuk ka zgjidhje ushtarake për konfliktin, Rruga e vetme për të ecur përpara është që të kthehen në tavolinën e negociatave pa parakushte nën udhëheqjen e Grupit të Minskut OSBE”, ka shkruar ai në Twitter.

Luftimet Armeni-Azerbajxhan kanë shpërthyer rreth rajonit separatist të Nagorno-Karabakut. Luftime të ashpra shpërthyen në mëngjes në rajonin që ndodhet brenda Azerbajxhanit, por ka qenë nën kontrollin e forcave etnike armene të mbështetura nga Armenia që nga viti 1994 në fund të një lufte separatiste.

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë i shkaktoi luftimet, më të rëndat që nga përleshjet në korrik, duke lënë 16 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryetari i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, u bëri thirrje palëve të ndalojnë luftimet.

Negociatat e pasuksesshme prej kohësh për zgjidhjen e statusit të territorit janë kryer nën kujdesin e OSBE-së.

LEXO EDHE:

Back to top button