Luftimet në Lindjen e Mesme, lëshohen tre raketa nga Libani drejt Izraelit

Forcat libaneze të sigurisë thonë se të paktën tre raketa janë lëshuar nga Libani i Jugut drejt Izraelit. Ushtria izraelite tha se raketat ranë në detin Mesdhe, duke mos shkaktuar dëme ose viktima.

Është e paqartë se kush është përgjegjës për sulmin, sipas zyrtarëve, të cilët folën në kushte anonimiteti në përputhje me rregulloret, raporton Aljazeera.

Raketat u nisën nga zona Qlayleh në veri të Naqoura, afër kufirit me Izraelin. Libani i Jugut është “shtëpia” e grupeve të armatosura palestineze, si dhe grupi i fuqishëm Shia Hezbollah.

Media libaneze njoftoi se forcat libaneze arrestuan personat që lëshuan raketat, në jug të qytetit bregdetar jugor të Tiros, duke shtuar se “fraksionet palestineze” ishin me siguri prapa raketave të lëshuara.

Përplasjet mes Izraelit dhe Palestinës vijojnë prej disa ditësh. Deri tani janë shënuar 83 viktima në Gaza dhe 7 në Izrael si pasojë e lëshimit të raketave dhe Hamasi dhe kundërpërgjigjes së shtetit hebre. Mes viktimave shumë janë gra dhe fëmijë. Thirrjet e ndërkombëtarëve duket se nuk po qetësojnë dot situatën

LEXO EDHE:

Back to top button