“Një karrige bosh në tavolinë”, Princi Charles përmend i prekur humbjen e të atit

Pjesëtarët e familjes mbretërore i dhanë lamtumirën e fundit ditë më parë Princit Philip, i cili ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare. Në funeralin e tij ishte e pranishme Mbretëresha Elizabeth, së bashku me djalin e saj, Princin Charles, nipërit, William dhe Harry etj.

Gjatë ceremonisë mbretëresha u shfaq mjaft e prekur, duke qenë se mbi 70 vite të jetës së saj i kaloi e martuar me Princin Philip.

Sot, më i prekur se kurrë, Princi Charles mbajti një fjalim në fundin e muajit të Ramazanit, duke i dedikuar disa fjalë të gjithëve. Mes fjalëve, ai s’mundi të mos përmendte edhe të atin e ndjerë.

“Këtë vit shumë familje, njësoj si e imja, do kenë një karrige bosh në tavolinën e mbrëmjes. Mund të them me shumë sinqeritet se jam shumë i trishtuar për këtë situatë tragjikë dhe ngushëllimet e mia shkojnë për të gjithë ata që kanë humbur njerëz të dashur”.- është shprehur ai.

Para pak ditësh, Mbretëresha Elizabeth lancoi birrën e prodhuar nga bimët e rritura në Sandringham në Norfolk, Angli në nder të bashkëshortit të ndjerë.

Llogaria zyrtarë në “Twitter” e Sandringham ishte e para që e dha këtë lajm, duke e konsideruar birrën si një dhuratë për Ditën e Babait. Philip nuk flinte në darkë pa konsumuar një birrë, ndaj puna e parë me të cilën Elizabeth u angazhua ishte pikërisht kjo.

LEXO EDHE:

Back to top button