Luis Diaz së shpejti pritet të zyrtarizohet te skuadra e re

Sipas ‘Sport Bild’, skuadra e Bajernit është optimist se mund ta përmbyllë marrëveshjen për kolumbianin 28-vjeçar brenda shtatë deri në dhjetë ditëve të ardhshme.

Liverpulli tashmë ka shprehur gatishmërinë për të negociuar, megjithëse kërkon një shifër që i afrohet 100 milionë eurove. Bajerni nga ana tjetër nuk është i gatshëm të shkojë përtej 80 milionë eurove. Nëse nuk arrihet një marrëveshje e drejtpërdrejtë, të dy klubet mund të shqyrtojnë modele alternative transferimi, përfshirë bonuse dhe përqindje nga rishitja e mundshme e lojtarit në të ardhmen.

“Sport Bild” përmend mundësinë që Liverpulli të ruajë një përqindje fitimi nëse Diaz transferohet më vonë në Arabinë Saudite apo ndonjë klub tjetër.

Në të njëjtën kohë, Bajerni i ka ofruar Diazit një kontratë katërvjeçare me një pagë bruto vjetore prej 14 milionë eurosh, shumë më e lartë se paga aktuale prej më pak se tre milionë euro te Liverpulli.

Tashmë gjithçka varet nga dakordësimi mes klubeve, ndërsa lojtari është i hapur për një kalim në “Allianz Arena”.

LEXO EDHE:

Back to top button