Luis Enrike me më të mirët ndaj Kosovës

Kombëtarja e Spanjës ka publikuar listën e lojtarëve për sfidat eliminatore të Kupës së Botës. Në listën e publikuar të spanjollëve, të cilët më 31 mars përballen me Kosovën, figurojnë lojtarët më të mirë që ka në dispozicion kombëtarja e Spanjës.

 

 

Kapiteni, Serhio Ramos është i ftuar dhe i gatshëm për përballje. Edhe talenti i Barcelonës, Pedri është në listë, po ashtu sulmuesi i RB Leipzig, Dani Olmo dhe Alvaro Morata i Juventus. Erik Garsia është rrisi në mbrojtje, ndërsa në mesfushë vërehet mungesa e Saul Niguez, por Koke dhe Tiago Alkantara janë në listë. Kujtojmë se Spanja do përballet me Kosovën në Sevilja, më 31 mars.

LEXO EDHE:

Back to top button