Mesi është vetëm një ndeshje larg rekordit të ri

Lionel Mesi do të thyejë një rekord të ri në ndeshjen ndaj Hueska-s duke u bërë lojtari me më së shumti paraqitje në historinë e Barcelonës.

Çavi është lojtari i cili ka pasur më së shumti paraqitje tek Barça, me gjithsej 767 paraqitje në të gjitha garat. Mesi tashmë ka 766 paraqitje dhe me ndeshjen ndaj Hueskas, do të barazojë rekordin që do të thotë se tash e mbas ai do bëhet lojtari më më së shumti paraqitje në histori të “Blaugranëve”. Edhe Çavi u shpreh i kënaqur që ky rekord po thyhet nga Mesi.

“Duhej të ishte Leo. Është mirë kur lojtari më i mirë në histori është ai që ka mbrojtur ngjyrat e Barçës më së shumti”, përfundoi Çavi.

LEXO EDHE:

Back to top button