Mijëra vetë protestojnë kundër abuzimit seksual në Australi

Mijëra njerëz kanë protestuar jashtë Parlamentit në Australi dhe në qytete të tjera kundër abuzimit seksual dhe ngacmimit të grave në vend. Protestat u nxitën nga një valë e fundit e akuzave për sulm seksual, të cilat kanë përqendruar vëzhgimin në qeverinë konservatore, shkruan CNN a2.

I ashtuquajtur “Marshi për Drejtësi” vjen pas një vale pretendimesh për sulme seksuale, diskriminim dhe sjellje të keqe të disa zyrtarëve të lartë australianë.

Protestat u organizuan një javë më parë, pasi Prokurori i Përgjithshëm Christian Porter zbuloi se ai ishte subjekt i një pretendimi për përdhunim të vitit 1988, të cilin ai e mohon.

Një rast i veçantë ishte ai i Brittany Higgins, një ish-këshilltare politike e cila pretendoi në shkurt se ajo ishte përdhunuar në një zyrë të një ministri në 2019, gjithashtu ka nxitur zemërimin e publikut.

Protestuesit mendojnë se reagimi i qeverisë ndaj akuzave për sulme seksuale ka qenë i papërshtatshëm.

Zonja Higgins u foli të hënën mijëra protestuesve jashtë Parlamentit, duke thënë: “Ka një pranim të tmerrshëm shoqëror të dhunës seksuale të përjetuar nga gratë në Australi”.

Koalicioni qeveritar në Australi është akuzuar se nuk ka bërë mjaftueshëm për të mbështetur gratë, të cilat janë anëtare nëpër parti.

LEXO EDHE:

Back to top button