Luis Hamilton ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën në Formula 1

Piloti britanik Luis Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1, duket se i ka idetë e qartë në lidhje me të ardhmen. Kontrata e tij me skuadrën “Mercedes” skadon në fund të këtij sezoni, por objektivi i tij është të vijojë bashkëpunimin me makinën gjermane.

“Po mendoj për një plan afatgjatë. Nuk dua të qëndroj këtu te ‘Mercedes’ vetëm për një vit, por sa më gjatë”, ka qenë deklarata e dhënë nga Hamilton pas garës së zhvilluar ditën e diel nga Baku.

Deklaratë që tregon qartë idenë e britanikut për të vijuar të qëndrojë te “Mercedes”-i. Pra, duket se Hamilton është gati edhe për sezonin e 18-të në Formula 1. Piloti 38-vjeçar duket se nuk ka alternativa të tjera edhe pse gjatë verës mund të dalë një ofertë më e mirë për të. Pritet që ai të nënshkruajë një kontratë 1+1 me makinën gjremane.

Përveç “Mercedes”-it, vetëm “Ferrari” e “Aston Martin” janë dy ekipet e tjera që mund të marrin pilotin britanik, pasi kalimi te “Red Bull” është i pamundur. Problem është edhe rroga e madhe e Hamilton, që vështirë se dikush do të paguajë për një 38-vjeçar, andaj “Mercedes”-i është mundësia e tij e vetme.

LEXO EDHE:

Back to top button