Luis Suarez, fiton titullin e parë pas 16 vitesh me Nacional

Luis Suarez ka arritur ta shtojë edhe një trofe në sirtarin e tij, pasi që e fitoi titullin e kampionatit uruguaian me skuadrën Nacional, 16 vite pasi që e ngriti këtë trofe për herë të parë.

35 vjeçari e filloi karrierën e tij me klubin e tij të fëmijërisë, Nacional, dhe e fitoi titullin e kampionit në sezonin e tij të parë të plotë në futbollin profesionist, duke shënuar 10 gola në 27 paraqitje në edicionin 2005/06. Ishte pikërisht ai sezon nga i cili Suarez e filloi rrugëtimin e tij drejt majave të futbollit, duke iu bashkuar skuadrës holandeze “Groningen”, asokohe në verë.

Suarez vazhdoi që të arrijë suksese të mëdha, ku e fitoi titullin e Eredivisie me Ajaksin, Kupën e Ligës me Liverpullin, katër tituj të La Ligas dhe Ligën e Kampionëve me Barcelonën, para se të shtonte edhe një titull spanjoll me Atletiko Madridin, pa përmendur këtu Kupën e Amerikës me shtetin e tij.

Sidoqoftë, pasi që u rikthye në Uruguai me skuadrën e “Nacional”, Luis Suarez mund ta ketë lënë titullin e tij më të çmuar për fund.

“Nacional” e siguroi titullin e kampionit të Primer Division ku ka mbetur edhe një ndeshje deri në fund të kampionatit aktual, me fitore 2:1 ndaj skuadrës së Cerritos, një ndeshje që pritet të jetë ndeshja e parafundit e Suarez për klubin.

LEXO EDHE:

Back to top button