Luka Modriç vendos rekord të ri në Kroaci

Mesfushori i Kroacisë dhe Real Madridit, Luka Modriç, është bërë lojtari me më së shumë ndeshje në kombëtaren kroate. Ndeshja kundër Qipros ishte ndeshja e 135-të e Modriçit, duke kaluar rekordin e deritanishëm që mbante ish-kapiteni Dario Srna me 134 ndeshje.

 

 

 

Ylli i Real Madridit debutoi në vitin 2006 dhe që nga kjo kohë është bërë njëri nga protagonistët kryesorë dhe vazhdon të jetë ende pas 15 vitesh. Momenti kyç i Modriçit sigurisht ishte arritja në finalen e Kupës së Botës në vitin 2018, ku dhe fitoi “Topin e Artë”.

LEXO EDHE:

Back to top button