Lukaku: Do të qëndroja më shumë dëshirë tek Interi, por…

I ardhur në formë huazimi nga Çellsi, e ardhmja e sulmuesit belg Romelu Lukaku tek Interi është një enigmë. Edhe pse drejtori sportiv zikaltër Bepe Marota, disa herë ka deklaruar se sulmuesi do të rikthehet te skuadra angleze e Çellsit, gjërat mund të ndryshojnë deri në fund të sezonit.

Kualifikimi në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, golat e shënuara ndaj Empoli, duket se kanë ndryshuar disi situatën. Ai që flet për mediat është vetë sulmuesi, që për “Sportmediaset” zbulon shumë gjëra në këtë aspekt.

“Do të qëndroja më shumë dëshirë tek Interi edhe vitin tjetër nëse do të varej prej meje. Gjithsesi, duhet të jemi të kujdesshëm në këto gjëra, pasi ka edhe persona të tjerë të përfshirë.

E ardhmja te Çellsi?

Nuk e di. Tani për tani jam përqendruar vetëm tek Interi, pasi kemi një sezon për të mbyllur dhe disa objektiva për të arritur”, u shpreh sulmuesi belg, që shpreh kështu gatishmërinë për të veshur fanellën ziklatër edhe në të ardhmen.

LEXO EDHE:

Back to top button