Lukashenko, person i padëshiruar për BE-në – ALSAT-M


Mijëra persona kanë protestuar për të nëntën natë me radhë në kryeqytetin bjellorus, Minsk kundër presidentit të këtij shteti, Alyaksandr Lukashenka, i cili së fundmi ka thënë se është e mundshme mbajtja e zgjedhjeve të reja nëse bëhen ndryshime kushtetuese. Protestuesit në Sheshin e Pavarësisë në Minsk, duke valëvitur flamurin e opozitës I bënë thirrje Lukashenkas që të japë dorëheqje. Vala e zemërimit është rritur prej kur Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se Lukashenko, që ka qenë në pushtet nga viti 1994, ka fituar 80.1 për qind të votave, për dallim nga kandidatja e opozitës 10.12 për qind. Liderja e opozitës që është larguar drejt Lituanisë pasi ka kundërshtuar publikisht rezultatet, insiston se nëse votat do të numëroheshin si duhet, ajo do të fitonte 60 deri në 70 për qind të përkrahjes qytetare. Ajo ka thënë se është e gatshme të bëhet “lidere kombëtare” në mënyrë që të kthejë qetësinë dhe normalitetin, duke liruar të burgosurit politikë, dhe duke nisur përgatitjet për zgjedhje të reja.

LEXO EDHE:

Back to top button