Virusi, 137 raste të reja dhe 1 i vdekur
Alsat
23.08.2020 15:25
E diela rezultoi me 137 raste të reja të diagnostikuarve pozitivë me virusin korona në vend. Gjatë 24 orëve të fundit, në bazë të 1414 testeve të bëra, të prekur me CoVid-19 rezultuan 9,6% e pacientëve.
Ministria e Shëndetësisë
“Shkup 53
Kumanovë 19
Gostivar 10
Shtip 8
Manastir 7
Nga 6 në Veles dhe Sveti Nikollë
5 në Dellçevë
4 në Tetovë
Nga 3 në Kërçovë dhe Makedonski Brod
Nga 2 në Strugë, Gjevgjeli, Krivo Pallankë, Probishtip, Berovë dhe Negotinë
Dhe 1 në Strumicë”
Në kushte spitalore, mbrëmë ndërroi jetë një 63 vjeçare nga Dibra, kështu ka arritur në 564 numri i pacientëve që humbën jetë si pasojë e komplikimeve shëndetësore të shkaktuara nga CoVid-19.
Por, sot iu buzëqeshi fati 53 pacientëve, të cilët u shëruan plotësisht nga ky virus, duke e çuar në 10,110 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Ministria e Shëndetësisë
Shkup 22
Strugë 11
Ohër 9
Gostivar 5
Nga 3 në Tetove dhe Demir Hisar
2 në Manastir
Dhe nga 1 në Shtip, Prilep dhe Vinicë
Që nga shpërthimi i pandemisë e deri më sot të prekur me këtë virus janë regjistruar 13,595 pacientë, prej tyre aktualisht janë 2,921 raste aktive. Gjithsej janë bërë 137, 465 PCR teste, prej të cilëve 9,8% kanë rezultuar pozitiv me virusin korona.
Përgatiti: Adnan Qaili