Qeveria e re, propozimi së shpejti në Kuvend


Duke filluar nga nesër, gjatë javës që vjen, mandatari për formimin e Qeverisë Zoran Zaev pritet të dorëzojë propozimin për një qeveri të re, pas së cilës do të planifikohet seanca parlamentare për zgjedhjen e saj. Konfirmim të saktë se kur kjo do të ndodhë nuk ka akoma. Nga LSDM-ja thonë se Qeveria e udhëhequr prej tyre do të përbëhet nga një kuadër i ndershëm dhe i përgjegjshëm, të cilët në mandatin e tyre do të punojnë në zbatimin e programeve të planifikuara, dhe mbi të gjitha në rritjen dhe zhvillimin ekonomik.

LSDM

“Zhvillimi i ri Ekonomik i Maqedonisë është në vendin e parë të rendit të ditës së qeverisë së re, e cila do të sigurojë forcimin e standardit të të gjithë qytetarëve. Në katër vitet e ardhshme, do të vazhdojë rritja e pagave, investimi në vende të reja të punës, mbështetja e vazhdueshme e sektorit privat vendas dhe tërheqja e investimeve të huaja do të vazhdojnë. Qeveria e re vazhdon të investojë tek të rinjtë dhe në zhvillimin e ekuilibruar rajonal, e përkushtuar për t’u kujdesur për të gjithë qytetarët, veçanërisht më të varfrit.”

VMRO DPMNE-ja nuk dha një përgjigje specifike në pyetjen e Alsatit, nëse ata do ta bojkotojnë seancën për zgjedhjen e një qeverie të re, siç bënë gjatë emërimit të Talat Xhaferit, si Kryetar të Kuvendit. Por, kanë kritika të ashpëra për koalicionin e ardhshëm.

 “Unë thjesht do të shtoj se kjo është një qeveri jo-popullore, kriminale me kuadro të tranzicionit, e cila sigurisht nuk fiton besimin e VMRO DPMNE-së, sepse është një nga qeveritë më kriminale me kuadrot më kriminale, me kuadrot e shterura të tranzicionit siç i ka Republika e Maqedonisë. Por, (për vendime të tjera) ju do të informoheni më tutje në ditën e votimit.”- deklaroi DIMÇE ARSOVSKI, ZËDHËNËS I VMRO -DPMNE-SË.

 Sipas dispoyitave, mandatari ka 20 ditë ose deri më 2 shtator të paraqesë propozim në Parlament për përbërjen e qeverisë së re. Pastaj fillon periudha prej 15 ditësh në të cilën duhet të caktohet seanca e votimit, e cila nuk mund të zgjasë më shumë se dy ditë. Edhe nëse përdoren afatet maksimale të përcaktuara, Maqedonia duhet ta ketë Qeverinë e re, e shumta deri më 20 shtator.

 

Alsat

LEXO EDHE:

Back to top button