Mickoski hesht për dorëheqjen e kërkuar nga një pjesë e partisë


Disa anëtarë të mëparshëm dhe aktualë të VMRO DPMNE-së vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të partisë, Hristijan Mickoski. Këto kërkesa nuk duket se arrijnë te ai, sepse Mickoski ende nuk ka folur publikisht për to.  Nisma për të thirrur një kongres të jashtwzakonshëm në parti sot shpjegoi pse Mickoski duhet të jepte dorëheqjen. Në kongresin në dhjetor 2017, delegatët kujtojnë premtimin e paplotësuar të Mickoskit për fitoren e partisë në zgjedhjet parlamentare.

“Mickoski na siguroi se fitorja veç sa nuk kishte ardhur. U dhanë anketa joreale në të cilat ne fitonim bindshëm. Fatkeqësisht, doli të ishte vetëm një shpresë e rreme, duke blerë kohë dhe paqe në strukturën e partisë. Doli se Mickoski ishte një shpresë e rremë. Sot, nga ato tre shtylla të famshme, që ai i vuri vetë si kusht për sukses, ai nuk i përmbushi asnjë prej tyre. Kjo është arsyeja pse është koha për të dhënë dorëheqjen dhe për të thirrur një kongres të jashtëzakonshëm- deklaroi Marina Kavrakova, VMRO DPMNE

Disa anëtarë të nismës për një kongres të jashtëzakonshëm në parti për Alsat thanë se nuk kanë asnjë problem që Mickoski të mbetet lideri i VMRO DPMNE-së, por është e nevojshme të tejkalohen anomalitë në parti. Nismëtarët kërkesën për dorëheqjen e njoftuan tre ditë më parë. Ata pastaj e refuzuan takimin me Mickoskin, ndërsa ai vetë nuk e komentoi personalisht kërkesën e dorëheqjes.

“Sa i përket çështjes së kërkimit të dorëheqjes nga ish-funksionarët që vendosën t’i shërbenin Zoran Zaevit, në vend që të luftonim kundër krimit të tij, ne nuk kemi çfarë të shtojmë më shumë, dhe e kemi deklaruar qëndrimin tonë disa herë, dhe kryetari i partisë Z. Hristijan Mickoski është këtu me përgjegjësitë e tij të përditshme- deklaroi DIMÇE ARSOVSKI, ZËDHËNËS I VMRO -DPMNE-së

 Mandati i Mickoskit si drejtues i VMRO DPMNE-së zgjat deri në dhjetor 2021. Për të thirrur një kongres të jashtëzakonshëm, ai duhet të japë dorëheqjen, ose të kërkohet nga dy të tretat e Komitetit Qendror të VMRO DPMNE-së.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button