Besimi: Dorhëhiqem për shkak të ndonjë konflikti të mundshëm interesi


Florin Besimi nga BD-ja njoftoi se heq dorë nga posti i deputetit. Shkak për këtë është kandidatura e vëllai të tij, Fatmir Besimi për ministër të Financave. “Duke qëndruar stoik në parimet për barazi, drejtësi, mundësi për të gjithë dhe duke respektuar në tërësi dhe pa asnjë hezitim ligjin dhe vullnetin e popullit, unë ju njoftoj se mbetem parimor dhe rrjedhimisht dorëhiqem nga mandati i deputetit të popullit për të evituar konflikt të mundshëm të interesit me votën time në Kuvend” – shkruan Besimi. Për përplasje të mundshme të interesave dje për Alsat komentoi kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska. Megjithatë, deputeti në dorëheqje Besimi pohon se ka vendosur të tërhiqet menjëherë pas publikimit të kandidatëve për ministra në Qeveri, me çka është konsultuar edhe me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.

LEXO EDHE:

Back to top button