Lukashenko urdhëron policinë të shtypë protestat – ALSAT-M


Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko  ka udhëzuar Ministrinë e Punëve të Brendshme të ndalojë trazirat në vend, veçanërisht në kryeqytetin Minsk.  Ai gjithashtu urdhëroi autoritetet kufitare të rrisin sigurinë në zonën kufitare për të parandaluar hyrjen e “luftëtarëve dhe armëve”. Lukashenko, gjithashtu ka thënë se një grup i punonjësve të mediave shtetërore që hynë në grevë si pjesë e protestave, nuk do të lejohen të kthehen në punët e tyre. Vendimi vjen derisa udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë duke diskutuar për situatën në Bjellorusi. Vala e zemërimit në Bjellorusi është rritur prej kur Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se presidenti Lukashenko, që është në pushtet nga viti 1994, ka fituar 80.1 për qind të votave, për dallim nga kandidatja e opozitës me 10.12 për qind. Opozita thotë se zgjedhjet ishin të manipuluara.

LEXO EDHE:

Back to top button