Atletiko Madrid është bërë skuadra e katërt gjysmëfinaliste në Kupën e Mbretit, pasi ka mundur me rezultatin e thellë 5-0 Betisin në fushën e kësaj të funditNë një ndeshje ku Ademola Lukman debutoi nga minuta e parë me skuadrën e Simeones, ai la menjëherë shenjë në radhët e ekipit të ri. Hançko i dha shpejt avantazhin Atletikos, ndërsa më pas ishte Xhuliano Simeone ai i cili dyfishoi shifrat.
Momenti i Lukman erdhi në minutën e 37 kur pas një kundërsulmi dhe driblimi në zonë, dërgoi sferën në rrjetë për të trefishuar rezultatin në favor të madrilenëve.
Në pjesën e dytë ai dha asistin për golin e katërt të shënuar nga Grizman ndërsa në fund kishte kohë edhe për golin e Almada që vulosi suksesin 5-0.
Kësisoj, Atletiko Madrid i bashkohet Atletik Bilbaos, Real Sociedad dhe Barcelonës në gjysmëfinalet e turneut. Shorti për të mësuar çiftet gjysmëfinaliste do të hidhet këtë të premte.








