San Antonio triumfon edhe në Dallas, fitore për Lejkersin dhe Atlanta-n

Pasi mposhti kampionët, ekipi i San Antonio fitoi 135-123 edhe ndaj Dallasit. Ndeshje spektakolare deri në fund, ku për Spurs 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Zhgënjen Çikago, që u mund 123-107 nga Toronto (Ingram me 33 pikë shënuesi më i mirë).

Fitorja e dytë radhazi për Lejkersat, që fituan 119-115 ndaj Filadelfia në një përballje të ekuilibruar. Ostin Rivs, që e nisi ndeshjen nga stoli, realizoi 35 pikë. Jashtë fushe fiton Sharloti, që falë 24 pikëve të Knuepel, mundi 109-99 Hjustonin.

Fitore e rëndësishme për Golden Stejtin, që triumfoi 101-97 në fushën e Feniksin. Pat Spenser me 20 pikë ishte shënuesi më i mirë. Zhgënjen skuadra e Detroit, që u mund 126-117 nga Uashington (8 lojtarë realizuan mbi 10 pikë për miqtë).

 

NBA-Rezultatet

Detroit – Uashington, 117-126

Orlando – Bruklin, 118-98

Atlanta – Juta Xhaz, 121-119

Toronto – Çikago, 123-107

Hjuston – Sharloti, 99-109

Dallasi – San Antonio, 123-135

Lejkers – Filadelfia, 119-115

Feniksi – Golden Stejti, 97-101

LEXO EDHE:

Back to top button