Luma: Veprimet e Mickoskit çojnë në zgjedhje

Kryeministri Hristijan Mickoski mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, për shkak të kritikave të vazhdueshme me faktorin ndërkombëtar, vlerëson opinionisti, Ilir Luma. Siiç u shpreh ai, numerikisht Qeveria aktuale nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, megjithatë mënyra e veprimit të Mickoskit dhe kritikat që, sipas tij, po vijnë nga partnerët ndërkombëtarë, mund ta shtyjnë kryeministrin të kërkojë mandat të ri politik derisa ende gëzon mbështetje të konsiderueshme te elektorati i tij.

“Nëqoftëse marrim veprimin e tij karshi faktorit ndërkombëtar që gjithnji do të hasë në kritikë nga ana e faktorit ndërkombëtar ai me siguri do të bëj përpjekje për zgjedhje të parakohshme, ende derisa ka autoritet të votuesit e vet që të vazhdoj agoninë e vet të funksionimit si institucion qeveritar karshi politikës ndërkombëtare”, tha Ilir Luma, gjatë intervistës në lajmet qëndrore në Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button