LVV e LDK fitojnë më së shumti komuna në zgjedhjet lokale në Kosovë

LVV e LDK fitojnë më së shumti komuna në zgjedhjet lokale në Kosovë

Rezultatet preliminare, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për balotazhin në 18 komuna të Kosovës, krijuan një balancë të re lokale mes partive politike – me fuqi pothuajse të barabartë. Bazuar në të dyja rundet e votimeve për kryetarë të 38 komunave, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës fituan secila nga shtatë komuna. Partia Demokratike e Kosovës fitoi gjashtë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ruajti udhëheqjen në pesë. Nisma Socialdemokrate, Partia Turke dhe nisma e Ramiz Lladrovcit siguruan nga një komunë secila. Ndërsa, Lista Serbe ka kontrollin në të dhjetë komunat me shumicë serbe. Zgjedhjet lokale në Kosovë u zhvilluan në një kohë të paqartësive politike në nivel qendror, teksa mbetet e hapur çështja nëse Kosova do të ketë një qeveri të re apo do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kjo do të qartësohet deri më 19 nëntor, kur përfundon afati për mandatarin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, që të formojë dhe paraqesë qeverinë në Kuvend. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button