Maas: Gjermania nuk tërhiqet nga mosmarrëveshjet me SHBA për ”Nord Stream 2”

Berlini nuk planifikon të tërhiqet nga mosmarrëveshjet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për gazsjellësin ”Nord Stream 2”, tha ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas.

“Ne nuk kemi nevojë të flasim për sovranitetin e Europës nëse kjo nënkuptohet që ne mund të bëjmë gjithçka për të ardhmen ashtu siç e dëshiron Uashingtoni”, tha Maas në komentet e tij në prag të marrjes së presidencës nga Joe Biden më 20 janar.

Berlini po kërkon një fillim të ri me Uashingtonin nën presidencën Biden, pasi marrëdhëniet u përkeqësuan gjatë mandatit të Trump.

”Por, do të ketë akoma mosmarrëveshje përpara nesh”, theksoi Maas.

“Qeveria gjermane nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj ‘Nord Stream 2’. Gjëja e rëndësishme është që ne të jemi në një linjë për çështjet qendrore strategjike dhe gjeopolitike, që të jemi në të njëjtën anë”, tha ai.

Politika e SHBA për këtë çështje nuk pritet të zhvendoset ardhjen e Biden, pasi edhe ky e refuzon këtë projektin, njësoj si Trump.

Gazsjellësi ”Nord Stream 2” do të transportojë gaz me burim rus drejtpërdrejt në Gjermani, ekonomia kryesore e BE-së, përmes një rruge nën detin Baltik, e ngjashme me linjën aktuale ”Nord Stream”.

SHBA e ka dënuar ndërtimin e këtij gaazsjellësi si kërcënim të sigurisë së aleatëve të NATO-s në BE duke rritur varësinë nga Rusia dhe ka kërcënuar me sanksione.

Ky gazsjellës ka përfunduar në 94% të punimeve.

Mbështetësit e projektit të gazsjellësit akuzojnë SHBA-në se dëshiron të shesë gazin e saj në Europë.

LEXO EDHE:

Back to top button