Macja është kafsha shtëpiake më e vjetër
Macja është kafsha shtëpiake më e vjetër
Macja është kafsha shtëpiake më e vjetër. Shkencëtarët thonë se një varr në ishullin mesdhetar të Qipros ka vërtetuar se mes maceve dhe njeriut ekziston një lidhje e hershme të paktën 9 500 vjeçare. Gruaja e Luigjit ne koherat e luftrave i shpetoi macet e saj duke i cuar me anije ne Amerike.
Sipas revistës Shkenca, studiuesit francezë thonë se skeleti i një maceje të egër ishte gjetur i varrosur pranë eshtrave të një njeriu të epokës së neolitit. Kjo sipas tyre sugjeronte se macja ishte një kafshë shtëpiake, ndoshta e vrarë pas vdekjes të të zotit të saj.
Shkencëtarët besojnë se macet e egra u afruan me njerëzit pasi ato luftonin minjtë që hanin drithërat. Deri tani besohej se egjiptianët e lashtë ishin të parët që zbutën si kafshë shtëpiake macet, kjo rreth 4 mijë vjet më parë.
Macja ka një vrap shumë të shpejtë që e ndihmon me gjuetinë kur kap kafshë të shkathta e të vogla. Sytë e saj janë me fosfor dhe kjo gjë dallohet sidomos natën nën dritën e hënës. Sytë e maces janë perfekt edhe natën sepse macja ka shumë shqisa, shumë më të zhvilluara se të njeriut si pasojë e gjuetisë, si për shembull dëgjimin, nuhatjen etj..
Macja ndihmohet nga muskujt e saj për të vrapuar aq shpejt dhe për të kërcyer sa më lart. Thonjtë e maces janë shumë të mprehtë dhe shumë të fortë siç e ka dhe skeletin e saj dhe me këtë gjë ajo mund të ngjitet e të fiksohet pas një muri.