Macron: BE-ja të ndihmojë më shumë fqinjët e saj për vaksinat antiCovid-19

Presidenti francez, Emmanuel Macron i kërkoi Bashkimit Europian të ndihmojë më mirë fqinjët e tij europianë në garën për të marrë vaksinat antiCovid-19, përpara një takimi në Paris me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sipas AP.

Duke folur nga pallati presidencial i Elysee, Macron pranoi se ”Franca dhe Europa mund të kishin qenë më të pranishme në anën e Serbisë”, në një përgjigje të dukshme ndaj kritikave të mëparshme nga Vuçiç.

Presidenti serb tha javën e kaluar se kishte shpresuar shumë më tepër mbështetje nga BE.

Serbia ka marrë vaksina kineze të ”Sinopharm” për t’i mundësuar vendit të nisë fushatën e vaksinimit.

Macron i bëri thirrje BE të jetë “edhe më efikase” dhe “të vazhdojë të përshpejtojë gjërat” në muajt e ardhshëm për të siguruar vaksina për popullatën në bllok, por gjithashtu për të ndihmuar edhe më mirë fqinjët e saj.

LEXO EDHE:

Back to top button