Luana Vjollca paraqet sërish fansin e saj në polici, e përndjek kudo

Kjo nuk është hera e parë që moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Luana Vjollca, shqetësohet nga fansat e saj.

Fiksimi i disa prej tyre për Luanën kalon në përmasa aq të mëdha, sa hera herës bëhet edhe i frikshëm. Duket një rast i përsëritur ky që i ka ndodhur sërish moderatores.

Sipas “News 24”, Luana ka denoncuar një fans që e përndjek në Prokurorinë e Tiranës, duke iu kthyer në burim stresi dhe shqetësimesh. Madje, asaj i është dashur këto kohë të lëvizë gjithmonë me një roje sigurie, i cili e shoqëron kudo.

Kjo është hera e dytë që moderatorja përballet me fansat në organet e drejtësisë. Më herët policia ka arrestuar një tjetër person për përndjekjen e Luanës. Në prill të vitit 2017, Luana u përfshi në një përplasje të frikshme nisur nga një fans i saj i cili e përndiqte prej kohësh. Bëhej fjalë për 31 vjecarin Besmir Lila, i cili mbante me vete edhe një pistoletë.

Ngjarja e raportuar nga policia asokohe:

“Mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:00, në Unazë të Re, pranë Hotel ”Roland”, shtetasi Besmir Lila ka ndaluar për t’i folur shtetases Luana Vjollca, të cilën e përndjek në mënyrë të vazhdueshme. Ndërkohë që 31 vjecari nga Tirana ka goditur ka goditur me grusht, mikun e prezantueses shqiptare , 29 vjecarin, Krenar Çocaj, banues në Prishtinë, i cili erdhi në ndihmë të Luanës. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Besmir Lila, ju gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, e llojit pistoletë, pa numër.”

Edhe para disa muajsh ajo denoncoi për përndjekje një 28-vjeçar nga Kosova, të identifikuar si A.Morina, për të cilin shprehet se e ndiqte këmba-këmbës, në punë dhe në shtëpi.

LEXO EDHE:

Back to top button