Macron emëron Elisabeth Borne kryeministre të Francës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron të hënën ka emëruar në detyrën e kryeministres, Elisabeth Borne. Ajo është bërë gruaja e parë pas 30 vjetësh që do të jetë në krye të Qeverisë.

Borne tashmë duhet ta formojë qeverinë. Deri tash, e vetmja grua në krye të një kabineti francez ishte Edith Cresson në maj të vitit 1991 deri në prill të vitit 1992.

Emërimi i saj ka ardhur pas dorëheqjes së ish-kryeminsitrit Jean Castex.

Castex dha dorëheqjen sot në masën e pritshme pas rizgjedhjes së muajit të kaluar të presidentit Emmanuel Macron.

Castex erdhi sot në Pallatin Elysee për të dhënë dorëheqjen zyrtarisht, të cilën presidenti e “pranoi”, njoftoi Pallati Elysee.

LEXO EDHE:

Back to top button