Macron siguron Zelenskyn: Franca do të ndihmojë Ukrainën

Macron siguron Zelenskyn: Franca do të ndihmojë Ukrainën

Presidenti francez Emmanuel MAcron ka siguruar homologun e tij ukrainas Volodymir Zelensky, se vendi i tij do të ndihmojë Ukrainën të kalojë këtë dimër të vështirë.

Macron tha se Franca do të forcojë aftësitë e mbrojtjes kundërajrore të Ukrainës, si dhe do të riparojë dhe rivendosë infrastrukturën e saj energjetike.

Macron tha se ra dakord me Zelenskyn për të mbajtur një konferencë ndërkombëtare në Paris më 13 dhjetor për të mbështetur civilët e Ukrainës gjatë periudhës së dimrit.

Të dy presidentët ranë dakord gjithashtu të organizojnë një konferencë dypalëshe në 12 dhjetor për të mbledhur mbështetjen nga kompanitë franceze.

Macron dhe Zelensky diskutuan gjithashtu vendimin e Rusisë për t’u tërhequr nga një marrëveshje që garantonte kalim të sigurt për anijet që transportonin eksporte jetike të grurit. Ata folën edhe për situatën në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia.

Zelensky më herët postoi në Twitter se ai mbajti një “bisedë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe produktive me” Macron të martën.

LEXO EDHE:

Back to top button