Macron takim me lideren e opozitës bjelloruse Tikhanovskaya
Presidenti francez, Emmanuel Macron do të takohet me lideren e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya, të martën në mëngjes në Vilnius, njoftoi sot Elysee.
Të dielën, në prag të vizitës së tij treditore në Lituani dhe Letoni, Macron i bëri thirrje presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, që të largohet nga pushteti.
“Ajo që po ndodh në Bjellorusi është një krizë pushteti, një pushtet autoritar që nuk mund të pranojë logjikën e demokracisë dhe që detyrohet me forcë. Është e qartë që Lukashenko duhet të largohet”, tha ai në një deklaratë për “Journal du Dimanche”.
Udhëheqësi francez do të jetë i pari i rangut të lartë ndërkombëtar që takohet me opozitaren bjelloruse, në mërgim në Vilnius.