Greqia planifikon transferimin e 3 000 refugjatëve nga Lesbos

Greqia ka vendosur të transferojë sot në territorin kontinental më shumë se 700 refugjatë nga Lesbos dhe kampi i shkatërruar nga zjarri, njoftoi transmetuesi shtetëror ERT.

“Refugjatët, të cilët janë planifikuar të hipin në një traget në mbrëmje, kanë marrë azil në Greqi”, tha ERT.

“Greqia ka në plan të zhvendosë edhe 2 300 refugjatë në kontinent këtë javë, ndoshta të enjten dhe të hënën e ardhshme”, po sipas raportimit nga ERT.

Ministri i Migracionit, Notis Mitarakis kishte njoftuar më herët planet për të lehtësuar kampin Kara Tepe, ku u vendos streha e përkohshme për 10 000 refugjatët pas zjarrit në Moria.

LEXO EDHE:

Back to top button