OBSH: 120 milion teste të shpejta Covid-19 do t’u vihen ne dispozicion vendeve të varfra

Të paktën 120 milion teste të shpejta për koronavirusin do të jenë të disponueshme për vendet me të ardhura mesatare apo të ulëta.

Lajmin e bëri të ditur organizata botërore e Shëndetësisë të hënën ndërsa u shtua se çmimi i testeve do të jetë 5 dollarë njësia, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Drejtuesi i përgjithshëm i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se prodhuesit Abbott dhe SD Biosensor kanë rënë dakord me Fondacionin Bill & Melinda Gates “për të bërë 120 nga këto teste, të reja dhe të shpejta për diagnostikimin e Covid-19, të disponueshme në një periudhë kohore prej 6 muajsh.”

Ghebreyesus shtoi gjatë një konference për mediat në Gjenevë se testet do të shiten me një çmim prej maksimumi 5 dollarësh, por pritet që të jenë akoma më të lirë.

“Kjo do të mundësojë zgjerimin e testimeve, veçanërisht në zonat e vështira për t’u arritur që nuk kanë pajisje laboratorike ose punonjës të shëndetit, të trajnuar mjaftueshëm për të kryer analiza,” tha Tedros.

LEXO EDHE:

Back to top button