Zjarret në Kaliforni, evakuohen mijëra persona

Situata e zjarreve në Kaliforni vijon të përkeqësohet më shumë se një mijë hektarë janë përfshirë nga flakët, ndërsa rreth dy mijë banorë janë evakuuar.

Për këtë situatë janë angazhuar mbi 800 zjarrfikës të cilët po punojnë për të vënë në kontroll flakët.

Ndërkohë më shumë se 5 mijë banorëve i është bërë thirrje të largohen nga banesat e tyre.,

Në këto 24 orë zjarri ka prekur qindra hektarë bë Napa Valley.

Për të katërtin vit radhazi Kalifornia preket nga zjarri të cilët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Sipas ekspertëve përkeqësimi i situatës vjen edhe si pasojë e ngrohjes global, ndërsa theksojnë se situata klimatike është tejet emergjente.

Epiqendra e këtij shpërthimi të madh është qyteti i Shën Helenës, ku gjithashtu u evakuuan 55 pacientë nga Spitali “Adventist”.

LEXO EDHE:

Back to top button