Pompeo: Zgjidhje paqësore e konfliktit Turqi-Greqi

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo iu bashkua sot homologut të tij grek në thirrjen për një zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve me Turqinë mbi rezervat e gazit natyror në Mesdheun Lindor.

“Përplasjet duhet të zgjidhen në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, theksoi Pompeo pas një takimi me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, në Selanik.

Vizita e Pompeos, është e para e një diplomati amerikan të rangut të lartë në Greqi, në dekada.

Politikanët amerikanë deri më tani kanë mbajtur ekuilibrin diplomatik, duke vizituar gjithmonë kryeqytetet e të dy vendeve të NATO-s gjatë udhëtimeve të tyre në rajon.

Javët e fundit, Greqia dhe Turqia kanë arritur në prag të luftës pasi Turqia nisi kërkimin e naftës dhe gazit në një zonë detare të pretenduar nga Greqia.

Të dy shtetet kanë rënë dakord të hyjnë në bisedime, pas një ndërhyrjeje diplomatike nga Gjermania.

LEXO EDHE:

Back to top button