Madrid, Alkaraz sfidon Zverevin në finale

Karlos Alkaraz dhe Aleksandar Zverev, do të luajnë në finalen e turneut Masters të tenisit në Madrid.

Befasia më e madhe e këtij turneu është spanjolli 19 vjeçar, Karlos Alkaraz, i cili eliminoi Rafael Nadallin në çerekfinale, ndërsa në gjysmëfinale dominoi tenistin numër një në botë, Novak Gjokoviç, duke e mundur me 2-1 në sete, ose 6-7, 7-5 dhe 7-6 në geme.

Spanjolli Alkaraz do të përballet me Zverevin, pasi që ky i fundit në përballjen tjetër të gjysmëfinales, mundi tenistin grek Cicipas me 2-1 në sete, ose 6-4, 3-6 dhe 6-2 në geme.

LEXO EDHE:

Back to top button