Sharl Lekler, niset i pari në garën në Majami

Sharll Lekler në makinën “Ferrari”, do të niset nga pozita e parë në garën për Çmimin e Madh të SHBA-ve, e cila zhvillohet në pistën në Majami. Piloti i skuderisë italiane ishte më i shpejtë në provat zyrtare, duke lënë pas kolegun e skuadrës, Karlos Sainc.

Nga pozita e tretë do të niset kampioni aktual, Maks Verstapen me makinën “Red Bull” para kolegut të tij, Serhio Perez.

Befasi është Valteri Botas me “Alfa Romeo” në pozitën e pestë, duke lënë pas Luis Hamiltonin, Gaslin, Norisin, Tsunodën dhe Strollin. Provat zyrtare nuk arritën që ti mbyllin pilotët si Rasell, Rikiardo, Alonso dhe Fetel. Gara e parë për Çmimin e Madh të SHBA-së në Majami, do të nis në orën 21.30.

LEXO EDHE:

Back to top button