Sonte në “Magazina Ekonomike”, rryma e lirë kusht për uljen e çmimeve

Sonte në "Magazina Ekonomike", rryma e lirë kusht për uljen e çmimeve

Nëse Qeveria arrin të sigurojë energji elektrike për industrinë ushqimore me 100 euro për megavat orë, atëherë produktet ushqimore bazë mund të bëhen më të lira për rreth 10 për qind. Industria e furrave thotë se ulje më e madhe e çmimit nuk është e mundur për shkak të lëndëve të para të shtrenjta në tregjet botërore. Në skenarin më pesimist, nëse situata nuk ndryshon dhe kompanitë nuk marrin ndihmë nga shteti, atëherë buka, qumështi, vaji dhe produktet e tjera ushqimore bazë mund të bëhen më të shtrenjta deri në Vitin e Ri. Kjo është pjesë e debatit në emisionin “Magazina ekonomike” në Alsat sonte në orën 22:00.

“Në bazë të masave që do të ndërmerren, të cilat i presim më pas nga shteti drejt biznesit, si hap fillestar, por edhe si hapa të mëtejshëm, besojmë se në bazë të atyre hapave do të ketë ulje të çmimeve të produkteve ushqimore. Se cilat do të jenë ato reduktime nuk varet vetëm nga biznesi, e them përsëri, varet veçanërisht nga inputet hyrëse”, tha Goran Georgievski, nënkryetar i LOE./Alsatmk

 

LEXO EDHE:

Back to top button