Mahrez, kalon testet mjekësore te Al Ahli, bashkohet me Alioskin

Rijad Mahrez ka përfunduar vizitat mjekësore në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme me klubin saudit, Al Ahli.

Klubi saudit gjeti fillimisht marrëveshjen personale me lojtarin e më pas me Man. Sitit për shifrat e 35 milionë euro.

Anësori algjerian do të nënshkruajë tashmë kontratën e cila do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2027. Ai do t’i bashkohet në ekip lojtarëve si Firmijno, Edu Mendi dhe në pritje të Allan Sent Maksiminit.

LEXO EDHE:

Back to top button