Majami e Minesota në “Play Off”, përcaktohen çiftet çerekfinaliste

Janë luajtur ndeshjet e fundit të fazës “Play Inn”, duke përcaktuar edhe dy ekipet e fundit që avancojnë në “Play Off”. Ato janë Miami (Lindje) e Minesota (Perëndim), duke kompletuar kuadrin e fazës çerekfinale, që nis nesër.

Miami fitoi 102-91 ndaj Çikagos, ndeshje që u dominua nga skuadra nga Florida. Xhimi Batler dhe Maks Strus realizuan nga 31 pikë secili për Majamin, duke qenë vendimtar në këtë sukses. Në “Play Off”, Majami do të përballet me Milluokin.

Në Perëndim, skuadra e Minesota mposhti pa shumë mund Oklahoma SItin me rezultatin 120-95. Vendasit patën gjatë gjithë kohës epërsi, ku të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë (Tauns realizoi 28 pikë e 11 kwrcime). Minesota do të luajë ndaj Denver në “Play Off”.

LEXO EDHE:

Back to top button