Majami merr fitoren falë një bllokimi nga Adebajo

Basketbollistët e Majamit vazhdojnë me paraqitjet e shkëlqyeshme në plej offin e NBA-s, pasi që në vazhdime dhe me përmbysje të rezultatit, arritën që të mundin skuadrën e Boston Selltikut 117-114, në sfidën e parë të finales në Konferencën e Lindjes.

Skuadra nga Florida u kthye nga disavantazhi prej 14 pikëve në çerekun e fundit, në të cilën Bostoni, humbi një tentim për 3 pikë për fitore në 10 sekondat e fundit pran rezultatit 106-106.

Në kohën shtesë prej 5 minutave, Bostoni sërisht kishte sulmin e fundit, por kësaj radhe pran epërsisë së Majamit me rezultat 116-114. Tejtum ishte në aksion për të gozhduar dhe për të realizuar pikë lehtë, mirëpo në sekondat e fundit u penguar Bam Adebajo, I cili solli një bllokim të jashtëzakonshëm, për të siguruar fitoren për Majamin.

Dragiq me 29 pikë ishte më efikas te skuadra fituese, ndërsa Tejtum u dallua te Bostoni me 30 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button